KryesoreLajme

Shqipëri–Kosovë, rikthehet kalimi pa kontrolle kufitare

Që prej kësaj të premteje, më 1 maj, Shqipëria dhe Kosova kanë rikthyer zyrtarisht regjimin e kalimit pa kontrolle kufitare për automjetet me targa të të dy vendeve.

Masa do të jetë në fuqi deri më 30 shtator dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen gjatë sezonit veror, kur fluksi i udhëtarëve rritet ndjeshëm.

Sipas marrëveshjes, automjetet me targa të Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë në pikat kufitare pa ndalesa dhe pa procedura standarde kontrolli. Ndërkohë, mjetet me targa të huaja do t’i nënshtrohen vetëm kontrolleve të shpejta, për të shmangur vonesat dhe radhët e gjata, veçanërisht në pikën kufitare Morinë–Vërmicë.

Lexo më shumë  DASH riafirmoi mbështetjen për Kosovën, KFOR-in dhe transformimin e FSK-së, Maqedonci: Dëshmi e qartë e progresit në vend

Lehtësimi i kalimit rikthehet pas dy muajsh ndërprerjeje, pasi gjatë marsit dhe prillit u zbatuan kontrolle të plota. Edhe në atë periudhë, fundjavat dhe festat zyrtare vijuan me regjim të lehtësuar për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky model bashkëpunimi mes dy vendeve ka sjellë përfitime të dukshme ndër vite, sidomos gjatë verës, duke nxitur turizmin, vizitat familjare dhe shkëmbimet tregtare.

Lexo më shumë  Manxhuka publikon listën e masave mbështetëse dhe rritjeve sociale për vitet 2021–2026 të Qeverisë Kurti

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në orët e para të së premtes kanë hyrë në Shqipëri rreth 20 mijë qytetarë, shumica prej tyre nga Kosova.

YouTube player