Ja alternativat kundrejt Albin Kurtit: Njëri kryetar formal me qera, njëri kryetar pa përkrahje, njëra ”kush më bën presidente”, tjetri milioner pa punuar
Shkruan Xhevdet Pozhari
Po më thonë, e pse ti po e përkrah Albinin?
Hajt qe t’i kqyrim alternativat tjera dhe po e thjeshtojmë.
● PDK-ja, si parti e dhënë me qera, me kryetar formal. Nuk dihet ku është koka, e ku është bishti.
● LDK-ja, parti ky gjysma nuk e përkrah kryetarin e saj. E ai mundohet me e mbajt karrigen me shpresën se Vjosa e ndihmon.
● Vjosa po dihet, kush e bën presidente, me të është.
● AAK-ja, parti me kryetar milioner pa punuar kurrë asgjë tjetër përveç politikës.
E krejt këta kundër Albinit. Pse? Veç shkaku që populli po e voton pa menduar dy herë. Kjo jo veç shkaku i meritave, por edhe ngaqë kundërshtarët i ka këta që janë. Dhe, zgjedhja bëhet shumë lehtë.
Rruga Press

