KryesoreLajme

Konjufca dhe diplomatët takohen në Ambasadën Italiane, në fokus rruga drejt BE-së

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini ka pritur në një takim informal disa prej shefave të misioneve diplomatike, përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian, si dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit të Ambasadës italiane takimi u zhvillua në një format joformal në kuadër të grupit të njohur si “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Lexo më shumë  Revolta në ditën e 100-të! Me flamuj kombëtarë, qytetarët nisen nga Sheshi Skënderbej para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Gjatë bisedimeve, pjesëmarrësit diskutuan për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, zhvillimet e brendshme politike, si dhe situatën në rajon.

“Takim joformal i ‘Miqve të Ballkanit Perëndimor’ në Ambasadën Italiane në Kosovë, i organizuar nga Ambasadori Antonini, me Zv. kryeministrin/ministrin e Jashtëm Konjufca, shefat e Misioneve dhe Zyrën e BE-së. Bisedat u përqendruan në rrugën e Kosovës drejt BE-së, zhvillimet politike të brendshme dhe kontekstin rajonal”, shkruhet në postim.

Lexo më shumë  “Nga Anglia drejt Tiranës”/ Protestë e shqiptarëve në Britani, diaspora niset me autokolonë për protestën e 12 shtatorit
YouTube player