Bota

OKB: Mbi 30 milionë persona do të bien në varfëri edhe nëse lufta në Iran përfundon nesër

OKB-ja ka paralajmëruar se më shumë se 30 milionë njerëz në mbarë botën do të shtyhen përsëri në varfëri edhe nëse konflikti i luftës në Iran do të përfundojë nesër.

“Në mbarë botën, 0.5 deri në 0.8 përqind e PBB-së po humbet. Çfarë do të thotë kjo për vendet më të cenueshme në botë? Do të thotë që 32 milionë njerëz po shtyhen përsëri në varfëri”, tha për Reuters Alexander De Croo, nga Programi i Zhvillimit i OKB-së.

Ai shtoi se remitancat për rajonin e Azi-Paqësorit, janë 100 miliardë në vit, të cilat dikur shkonin direkt nga një familje në tjetrën. Sipas tij ato po zhduken shumë shpesh këto ditë.

Lexo më shumë  Izraeli paralajmëron rifillimin e luftës me Iranin, pret dritën e gjelbër nga ShBA-ja

“Edhe nëse lufta do të ndalej nesër, këto efekte, i keni tashmë, dhe ato do të shtyjnë më shumë se 30 milionë njerëz drejt varfërisë”, tha ai.

De Croo, ish-kryeministër belg, tha se kjo ishte për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe pasigurisë në rritje të ushqimit. Përveç furnizimeve me naftë, sasi të mëdha plehrash kalojnë normalisht edhe nëpër Ngushticën e Hormuzit, e cila në fakt është mbyllur nga Irani.

Lexo më shumë  Zbulimi i inteligjencës: Putini i falsifikon vazhdimisht statistikat ekonomike

Ai paralajmëroi se mungesa e ushqimit do të arrijë kulmin brenda disa muajsh.

“Sezoni i mbjelljes është tani. Nëse e bëni tani dhe nuk keni qasje në plehra, produktiviteti do të jetë shumë më i ulët në shtator, tetor dhe nëntor dhe pasiguria ushqimore do të jetë në nivelin e saj kulmor brenda pak muajsh”, theksoi ai.

Rruga Press

YouTube player