Bota

Trumpi urdhëron sulm ndaj çdo anijeje që vendos mina në Hormuz

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në Truth Social se ka urdhëruar Marinën e ShBA-së që të sulmojë çdo anije që po vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit.

Deklarata e tij vjen pak pasi Pentagoni njoftoi për sekuestrimin e një anijeje me naftë në Paqësor. 

“E kam urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë çdo anije, sado të vogla të jenë që po vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit. Nuk ka asnjë hezitim. Përveç kësaj, “pastruesit” tanë të minave po e pastrojnë Ngushticën tani. Me anë të kësaj po urdhëroj që ky aktivitet të vazhdojë, por në një nivel të trefishuar”, ka shkruar Trumpi. 

Lexo më shumë  Pentagoni: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hormuzit mund të zgjasë me muaj!

Kjo vjen dy ditë pasi ai njoftoi zgjatjen e armëpushimit me Iranin, në afat të pacaktuar.

Mirëpo, pas këtij vendimi të njëanshëm nga SHBA-ja të martën, Irani ka shtrënguar kontrollin e tij në Hormuz, duke sulmuar të mërkurën tri anije dhe duke sekuestruar dy prej tyre. 

Rruga Press

YouTube player