Bota

BE miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Bashkimi Europian ka rënë dakord të zhbllokojë kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pas muajsh negociatash dhe bllokimi nga Hungaria dhe Sllovakia.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi se huaja europiane është miratuar dhe do të jepet për një periudhë dy-vjeçare. Pengesa e fundit u hoq pasi rifilloi rrjedha e naftës përmes tubacionit Druzhba, i cili ishte dëmtuar nga sulmet ruse më herët këtë vit.

Lexo më shumë  SHBA i drejtohet teknologjisë ukrainase kundër dronëve pas sulmeve nga Irani

Hungaria dhe Sllovakia e kishin kushtëzuar mbështetjen e tyre për këtë paketë financiare me rikthimin e furnizimit me naftë. Pasi kjo ndodhi, të dyja vendet nuk paraqitën më kundërshtime dhe kredia u hap për miratim.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e përshëndeti vendimin duke thënë se ndërsa Rusia po vazhdon agresionin, BE-ja po rrit mbështetjen për Ukrainën që ajo të mund të mbrojë veten.

Rifillimi i furnizimit me naftë i dha fund një ngërçi disamujor që kishte bllokuar paketën më të madhe financiare të BE-së për Kievin dhe kishte ngritur shqetësime serioze se Ukraina mund të përballej me mungesë fondesh.

Lexo më shumë  Kriza e re energjitike godet rëndë Evropën

Sipas raportimeve, Komisioni Europian pritet t’i disbursojë fondet në fund të majit ose në fillim të qershorit, pasi vendet anëtare të përfundojnë verifikimet teknike.

Rruga Press

YouTube player