Lajme

Kurti takim me deputetin shqiptar në Zvicër, Arbër Bullakaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të enjte një takim deputetin e ardhshëm shqiptar në Zvicër, Arbër Bullakaj.

Ai pritet të nisë mandatin në fund të këtij muaji.

Kurti gjatë takimiet e uroi për zgjedhjen deputet në parlamentin federal të Zvicrës.

Ai është personi i dytë nga Kosova që fiton mandatin pas deputetit Islam Alijaj.

Lexo më shumë  Ministri izraelit: Vritni 30-40 palestinezë në Gaza çdo natë

 Me origjinë nga Suhareka, i zhvendosur në Zvicër në vitet e ’90-ta, Arbër Bullakaj është aktiv në politikën zvicerane për më shumë se 20 vjet.

Ai është anëtar këshillit federal të Partisë Socialdemokrate (SP), president i SP Migrante në kantonin e St. Gallen dhe kryetar i Komitetit të Iniciativës Demokratike për reformën e shtetësisë zvicerane.

Kjo iniciativë, e cila mblodhi më shumë se 100 mijë nënshkrime të vlefshme dhe iu dorëzua parlamentit në nëntor të vitit 2024.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci njofton se mbi 500 rekrutë nisin stërvitjen për t’iu bashkuar FSK-së

Rruga Press

YouTube player