KryesoreLajme

Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci, ka marrë pjesë në mënyrë virtuale në takimin e 27-të të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në mënyrë virtuale në takimin e 27-të të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG).

Sipas njoftimit, në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të shteteve partnere, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në Ukrainë si dhe koordinimi i mëtejmë i mbështetjes ndërkombëtare për këtë vend.

Në takim, Maqedonci ishte i shoqëruar nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, kolonel Ahmet Ajeti.

Lexo më shumë  Ministri Muja dhe ambasadori Guérot diskutojnë për mundësitë e marrëveshjeve të reja në bujqësi

Gjatë diskutimeve është theksuar rëndësia e vazhdimit të përkrahjes për Ukrainën, ndërsa Kosova ka riafirmuar qëndrimin e saj në krah të partnerëve ndërkombëtarë për të mbështetur Ukrainën në përballje me sfidat aktuale.

Qeveria e Kosovës më 19.09.2025, ka miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të datës 25.12. 2022, lidhur me zbatimin e pakove 15, 16, 17 dhe 18 të sanksioneve të Këshillit të Bashkimit Europian, si dhe masave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, në lidhje me luftën në Ukrainë.

Lexo më shumë  Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prevot

Më 13.12.2024, Qeveria kishte vendosur sanksione kundër Rusisë e Bjellorusisë në lidhje me pushtimin e Ukrainës, si dhe kundër Iranit për shkak të programit të tij raketor.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24.02.2022.

Rruga Press

YouTube player