KryesoreLajme

Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prevot

Në kuadër të një vizite zyrtare në Kosovë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Europiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim i Belgjikës, Maxime Prévot, është pritur në takim nga kryeministri, Albin Kurti.

Gjatë ditës, diplomati belg do të zhvillojë një sërë takimesh edhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës.

Lexo më shumë  23% e popullsisë në Shqipëri, jeton me 681 lekë në ditë

Ai pritet të takohet me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Po ashtu, në agjendën e tij është edhe një takim me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

YouTube player