KryesoreLajme

Burg kush flet, liri kush hedh bomba/ Gjykata dënon zëdhënësin e Qeverisë dhe deputetin e LVV-së për reagimet ndaj lirimit të terroristit serb Dejan Pantiq

Një vendim skandaloz është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila ka dënuar zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, dhe deputetin e LVV-së, Egzon Azemi, me nga 1 vit e 6 muaj burgim – për reagime në rrjete sociale ndaj lirimit të një të dyshuari për terrorizëm.

Bëhet fjalë për Dejan Pantiq, i cili sipas Policisë së Kosovës dyshohet se ka organizuar sulm terrorist ndaj zyrave të KQZ-së në veri të vendit, ku janë sulmuar zyrtarë të këtij institucioni dhe policë. Për këtë rast, ai akuzohet për sulm kundër rendit kushtetues.

Lexo më shumë  Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion/ Paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Megjithatë, në vend që të fokusohet te përgjegjësia për këto akuza të rënda, drejtësia ka vendosur të dënojë ata që reaguan publikisht ndaj lirimit të tij.

Në të njëjtin proces, Gjykata ka dënuar edhe Qerim Elshanin dhe Edi Zenelajn me nga 6 muaj burgim për “kanosje”, lidhur me deklarime ndaj prokurorit Afrim Shefkiu dhe gjyqtarit Mentor Bajraktari.

Lexo më shumë  Magyar: E di çfarë lidhje ka regjimi i Orbanit me Vuçiqin, qytetarët e Serbisë duhet të nxjerrin forcë nga zgjedhjet tona

Vendimi ka ngritur reagime të forta, pasi shihet si një standard i dyfishtë: nga njëra anë lirohet një i dyshuar për sulme ndaj institucioneve të Kosovës, ndërsa nga ana tjetër dënohen aktivistë dhe zyrtarë shqiptarë për reagime publike ndaj këtij vendimi.

YouTube player