Lajme

Mbrohej nga Orbani – Peter Magyar do e deportojë Gruevskin: Hungaria nuk do të bëhet depo për kriminelë të kërkuar ndërkombëtarë

Kryeministri në ardhje i Hungarisë, Peter Magyar ka paralajmëruar deportimin e ish- kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Në një konferencë shtypi, Magyar u pyet nga gazetarët për dy ish-ministra polakë, të kërkuar për korrupsion nga qeveria e re e Polonisë, por që kanë gjetur strehim dhe kanë marrë azil në Hungari.

Ai tha se ata, përfshirë edhe Gruevskin nuk do të qëndrojnë gjatë në Hungari.

Lexo më shumë  Trumpi e nominon ushtarakun Wendt për ambasador në Shqipëri

“Hungaria nuk do të bëhet depo për kriminelë të kërkuar ndërkombëtarë. Kjo vlen jo vetëm për ish-ministrat polakë, por edhe për Nikolla Gruevskin. Në fund të fundit ai është ish- kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe kriminel i kërkuar”, – tha Magyar.

Gruevski, i njohur për politikat e tij antishqiptare, është në arrati që nga viti 2018, kur pas vendimit të plotfuqishëm për rastin “Tank” u dënua me 2 vjet burg. Gruevski mori azil në Hungari në bazë të pohimeve se ishte përndjekur politikisht.

Lexo më shumë  Petrit Ajeti në krye të AKI-së edhe për 5 vjet

Në vitin 2019, Hungaria zyrtarisht e refuzoi kërkesën e Maqedonisë së Veriut për ekstradim. 

Rruga Press

YouTube player