Lajme

Gjykata e Lartë rrëzon Ballukun, mbetet në fuqi ndalimi i daljes jashtë shtetit

Gjykata e Lartë e Shqipërisë nuk ka pranuar rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për ndalimin e daljes së saj jashtë shtetit. Masa u vendos nga ana e GJKKO pas kërkesës së SPAK.

Vendimi në Gjykatën e Lartë është marrë nga gjyqtari Ilir Panda, i cili ka lënë në fuqi bllokimin e pasaportës së ish-zëvendëskryeministres. Dokumenti i udhëtimit është sekuestruar që prej 19 nëntorit, me vendim të Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lexo më shumë  Nafta shkon 229 lekë, qeveria shqiptare nuk merr as edhe një masë të vetme

Ndaj Ballukut rëndon akuza për shkelje të barazisë në tenderë, e cila i është komunikuar në kuadër të hetimeve në vijim. Ajo është gjithashtu nën hetim për çështjen e 7 loteve të Ujësjellësit të Unazës së Madhe, si dhe dyshohet për përfshirje në tre tenderë të tjerë.

SPAK dështoi të arrestojë ish-numrin dy të qeverisë, pasi kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetit, u hodh poshtë nga mazhoranca socialiste.

Me këtë vendim të Gjykatës së Lartë, masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” mbetet në fuqi, ndërsa hetimet e SPAK ndaj Ballukut vijojnë ende.

Rruga Press

YouTube player