Lajme

COVID-19 në Shqipëri/ Shifra të larta infektimesh në vend, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar situatën epidemiologjike në vend. Në njoftim thuhet se nga 4063 testime për koronavirus janë konfirmuar 905 raste të reja. 

Aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistrur 3 humbje jete. Me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e kanë fituar betejën me Covid-in këta qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 58-67 vjeç dhe një qytetar 81 vjeç nga Elbasani. 

Lexo më shumë  Dënimi i Salianjit/ Bardhi tregon vendimin e Grupit Parlamentar të PD: Ndërpresim marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Ramës

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Po ashtu njoftohet se janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,723 që nga fillimi i epidemisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *