Sport

Ndodh edhe kjo/ Tifozët e Arsenalit festuan golin e katërt të Man Cityt sikur të kishte shënuar ekipi i tyre

Tifozët e Arsenalit festuan në mënyrë sarkastike golin e mesfushorit Rodri për Manchester Cityn në humbjen e thellë 5-0 të Arsenalit në pasditen e së shtunës.

Topçinjtë u rrëzuan keq në ndeshjen derbi ndaj Cityt e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier duke humbur me rezultat 5-0.

Ilkay Gundogan (7’), Ferran Torres (12’, 84’), Gabriel Jesus (43’) dhe Rodri (53’) ishin shënuesit e fitores së thellë të ekipit të Pep Guardiolas.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

Por, kjo nuk ishte e tëra pasi në këtë ndeshje ndodhi diçka e pazakontë në stadiumet e futbollit.

Tifozët e Arsenalit ‘vodhën’ shfaqjen duke festuar golin e katërt të Cityt në ndeshjen ndaj tyre.

Goli i shënuar nga Rodri bëri që tifozët e Arsenalit në festojnë në mënyrë sarkastike, sikurse goli të ishte shënuar nga ekipi i tyre.

Kjo bërë që mediat sociale të shpërthejnë me postime rreth këtij rasti.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *