Qeveria miraton marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak dhe financiar me Turqinë
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot në mbledhjen e radhës nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Financiar dhe Ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Nisma përfaqësohet nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, transmeton Klankosova.
Lidhur me këtë fjalën në mbledhje e mori ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili theksoi rëndësinë e nismës për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërqeveritar dhe të fushës së mbrojtjes.
“Duke pasur parasysh se aprovimi i kësaj nisme është shumë i rëndësishëm, edhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Republikës së Turqisë, kërkojmë të miratohet”, tha mes tjerash Maqedonci.
Rruga Press

