BotaKryesore

Senatorët amerikanë thonë “JO” Trumpit: SHBA nuk largohet nga NATO-ja!

Bashkëkryesuesit e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan, senatorja Jeanne Shaheen dhe senator Thom Tillis, i kanë bërë të qarta kufijtë ndaj një ideje të presidentit Donald Trump për të tërhequr SHBA-në nga NATO.

Ata thanë se Kongresi nuk do të lejojë një vendim të tillë dhe se aleanca është më e fuqishme dhe më e suksesshme në histori.

Lexo më shumë  Rritet numri i bizneseve të reja, mbi 1 mijë u regjistruan vetëm në shkurt

Senatorët kujtuan se NATO-ja ka siguruar mbështetje për SHBA-në në shumë raste, përfshirë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe në luftën në Afganistan.

Ata shtuan se amerikanët janë më të sigurt kur aleanca është e bashkuar dhe e fortë.

Reagime mbështetëse erdhën edhe nga senatorë të tjerë, si Chris Coons dhe Mitch McConnell, të cilët riafirmuan se çdo vendim për tërheqje nga NATO-ja kërkon mbështetjen e dy të tretave të Senatit.

Lexo më shumë  Kuvendi ratifikon shtatë marrëveshjet ndërkombëtare

Ndërkohë, mediat raportuan se Spanja dhe Italia nuk kanë lejuar përdorimin e bazave të tyre ajrore për operacione të mundshme ushtarake amerikane në Iran, gjë që mund të ketë nxitur shqetësimet e presidentit.

YouTube player