KryesoreLajme

Komuniteti Amerikan i Inteligjencës: Rusia përdor ‘viktimizimin e serbëve’ në Kosovë për të ushqyer tensionet

Komuniteti Amerikan i Inteligjencës (USIC), paralajmëron se Rusia po përdor politika hibride për të rritur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë dhe për të ruajtur ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor.

Sipas raportit të saj për vitin 2026, Rusia përdor entitete shtetërore dhe organizata të sponsorizuara nga shteti për të promovuar viktimizimin e serbëve dhe për të minuar NATO-n dhe Bashkimin Evropian, veçanërisht në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Lexo më shumë  Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

“Lufta e Rusisë në Ukrainë ka rikthyer frikën e konflikteve etnike dhe ka forcuar ndarjet politike në Ballkanin Perëndimor midis Rusisë dhe Perëndimit. Rusia ushqen destabilitet midis Serbisë – që ajo favorizon – dhe Kosovës, për shkak të shtetësisë së saj, ndërsa mbështet ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja, dhe Hercegovina”, thuhet në raport.

Rusia synon gjithashtu të krijojë kushte që forcat pro-ruse të marrin pushtetin dhe të provokojnë tensione etnike në rajon.

Lexo më shumë  Lidhjet e Viktor Orban me Moskën: Zgjedhjet në Hungari si mundësi për t’u distancuar nga Rusia

“Rusia përdor organizata joqeveritare të cilat sponsorizohen nga shteti për të drejtuar fushatën e saj për të minuar NATO-n dhe Bashkimin Evropian, duke theksuar viktimizimin e serbëve dhe promovuar lidhjet me Rusinë, veçanërisht në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi, ku jetojnë popullsi të mëdha etnike serbe”.

YouTube player