KryesoreLajme

Maqedonci në panairi BEDEX 2026: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar për të përshpejtuar modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe se gjatë katër viteve të ardhshme janë planifikuar investime mbi 1 miliard euro për avancimin e kapaciteteve luftarake, ndërtimin e infrastrukturës mbrojtëse dhe zhvillimin e industrisë vendore.

Maqedonci ka theksuar rëndësinë e panairit BEDEX 2026 në Bruksel si një platformë për bashkëpunim dhe përforcim lidhjesh në fushën e mbrojtjes.

“Gjatë këtyre dy ditëve në Bruksel në margjina të panairit takova Shefin e Mbrojtjes të Forcave të Armatosura të Belgjikës, Gjeneral Frederik Vansina, si dhe zhvillova takime me përfaqësues të kompanive të industrisë së mbrojtjes për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në furnizimin e ushtrisë së Kosovës me sisteme dhe pajisje moderne ushtarake, si dhe për të eksploruar potencialin për bashkëprodhim dhe investime në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vendin tonë”, ka deklaruar ai.

Lexo më shumë  AKU në Tiranë bllokon 738 kg mish pule dhe djathë të rrezikshme për konsum

Ai ka theksuar se Kosova synon të kontribuojë “në forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike, duke thelluar bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë”, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të kapaciteteve të ushtrisë për një të ardhme më të sigurt për vendin dhe rajonin.

Maqedonci ka vlerësuar se panaire si BEDEX 2026 ofrojnë mundësi për ndërtimin e partneriteteve afatgjata dhe për qasje në teknologjitë më të avancuara, që do të forcojnë kapacitetet e ushtrisë së Kosovës dhe do të mbështesin zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes.

Lexo më shumë  Fatmir Shehollit, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
YouTube player