KryesoreLajme

Njeriu i Blerim Isufajt dështoi të zgjedhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Sot është votuar për udhëheqjen e re në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit, Agron Qalaj, ka konfirmuar se Arian Gashi ka marrë 4 vota, ndërsa Milot Krasniqi 2 vota.

Me këtë rezultat, Arian Gashi është votuar për kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe do të udhëheqë këtë institucion në periudhën e ardhshme.

Lexo më shumë  “Tash është koha për drejtësi të pavarur”, Haxhiu përshëndetë zgjedhjen e kryesisë së re në Këshillin Prokurorial

Ndërkohë Dardan Vuniqi është zgjedhur zëvendëskryesues i Këshillit Prokurorial.

Kundërkandidati i Arian Gashit, Milot Krasniqi kishte mbështetje të fuqishme nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj dhe eksponent të gardës së vjetër në KPK , por me gjithë lobimim për të Krasniqi e humbi bindshëm këtë garë duke marr vetëm dy vota.

YouTube player