Lajme

Haxhi Avdyli i mbyll derën LDK-së: Jam pjesë e grupit parlamentar të LVV-së

Deputeti nga radhët e Partisë Guxo, Haxhi Avdyli, që u rreshtua në krah me Vjosa Osmanin, ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e rikthimit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në një deklaratë për Kanal 10, Avdyli tha se nuk ka asnjë plan për t’u rikthyer në LDK dhe se do të vazhdojë të mbetet pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, pavarësisht dorëheqjes nga të gjitha pozitat në partinë Guxo.

Lexo më shumë  Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Deklarata e tij vjen vetëm pak orë pasi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri thirrje për bashkim brenda spektrit politik, një thirrje që u interpretua si ftesë për rikthimin e Vjosa Osmanit dhe ish-anëtarëve të tjerë që u larguan nga LDK-ja.

Në një postim në rrjetet sociale, Abdixhiku bëri thirrje për bashkimin e asaj që ai e quajti “kampi institucionalist”, duke theksuar se mbështetësit e Republikës dhe të rrugës euroatlantike kanë një shtëpi të përbashkët politike.

Lexo më shumë  Ramën e lëshojnë nervat në Romë, sulmon gazetaren e CNN-it: Nuk jeni një burim objektiv

“Koha kërkon bashkim, të institucionalistëve, mbështetësve të Republikës dhe të gjithë udhëtarëve të rrugës euroatlantike.

Rruga Press

YouTube player