Deputetët e Bundestagut urojnë Kurtin, theksohet mbështetja për Kosovën
Kyeministri i Kosovës, Albin Kurti, është uruar për mandatin e tretë si kryeministër edhe nga deputetët e Bundestag gjerman gjatë qëndrimit të tij në kuadër të në Konferencën së Sigurisë në Mynih, duke shënuar një tjetër mbështetje të rëndësishme ndërkombëtare për mandatin e tij të tretë.
Kurti i falënderoi përfaqësuesit gjermanë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht për rolin e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe në forcimin e partneritetit bilateral.
Më herët gjatë konferencës, Kurti u urua për mandatin e tretë edhe nga administratori i UNDP, Alexander De Croo, si dhe nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Ky takim vijon një seri takimesh bilaterale që Kurti ka zhvilluar gjatë konferencës, duke përfshirë edhe takimin me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Gjatë takimeve në Mynih, në fokus ishin siguria rajonale, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë./rtk
Rruga Press

