KryesoreLajme

Video – Kryeministri Kurti takohet me kryeministrin kroat Plenkoviq në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një takim bilateral me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ku ky i fundit e uroi Kurtin për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës.

Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencën e Sigurisë në Mynih, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe politikës globale, ku marrin pjesë mbi 50 krerë shtetesh dhe qeverish, diplomatë dhe ekspertë të fushës së mbrojtjes.

Lexo më shumë  Protesta në ditën e 107-të, nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!

Ky takim i Kurtit me Plenkoviqin shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Kroaci dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë dhe politikës ndërkombëtare.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të ndryshëm evropianë dhe ndërkombëtarë, ku në fokus ishin çështjet e sigurisë rajonale, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike.

Lexo më shumë  Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ SafeJournalists kërkon hetim urgjent

Rruga Press

YouTube player