KryesoreLajme

Kurti mirëpret alpinistët që synojnë ngjitjen e Kilimanxharos

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim një grup alpinistësh nga Klubi Alpin “Prishtina”, të cilët po përgatiten për një ekspeditë të veçantë ndërkombëtare, ngjitjen e majës së Kilimanxharos në Afrikë.

Gjatë këtij takimi, Kurti është informuar nga përfaqësuesit e klubit për përgatitjet dhe planet për udhëtimin drejt Tanzanisë, ku alpinistët synojnë të ngjisin majën më të lartë të kontinentit afrikan, në lartësi prej 5,895 metrash, pikërisht në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.Nga ana e tyre, organizatorët kanë theksuar se ekspedita është konceptuar si një formë e përfaqësimit dhe promovimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, përmes sportit malor dhe aktiviteteve alpinistike.

Lexo më shumë  Kuvendi mblidhet sot, shqyrton në lexim të dytë 10 projektligje, mban mbledhje edhe Kryesia

Në përmbyllje të takimit, kryeministri Kurti i ka falënderuar alpinistët për vizitën dhe i ka përgëzuar për angazhimin e tyre në promovimin e vendit, duke u uruar fat dhe suksese në këtë ngjitje me rëndësi të veçantë simbolike.

YouTube player