KryesoreLajme

Çeku: Trashëgimia kulturore shqiptare ruhet për brezat e ardhshëm

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se Shtëpia historike e Dobruna Polloshkës në Gjakovë, e cila ishte rrezikuar nga shkatërrimi i plotë, është tashmë e restauruar dhe gati për funksionalizim.

Ministri Çeku e ka cilësuar këtë projekt si një shembull të përkushtimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke shtuar se janë kujdesur që brezat e ardhshëm të kenë mundësi të njohin dhe vlerësojnë pasurinë e tyre historike dhe kulturore.

Lexo më shumë  Kurti: Po zbatojmë ligjin për integrimin e strukturave të arsimit dhe shëndetësisë, pa lënë qytetarët pa shërbime

Shtëpia Dobruna Polloshka do të shërbejë si qendër kulturore dhe edukative, duke ofruar hapësira për aktivitete artistike dhe promovim të traditës lokale.

YouTube player