KryesoreLajme

Përfaqësues të Partisë Socialiste Franceze kanë shprehur mbështetjen e tyre për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!, në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Përfaqësues të Partisë Socialiste Franceze kanë shprehur mbështetjen e tyre për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!, në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Sekretari kombëtar për marrëdhënie ndërkombëtare në Partinë Socialiste Franceze, Dylan Boutiflat, ka deklaruar se gjatë pesë viteve të fundit qeveria e drejtuar nga Kurti ka arritur rritje ekonomike, ka forcuar sundimin e ligjit dhe ka promovuar qeverisje të mirë në një rajon të Ballkanit që vazhdon të mbetet i paqëndrueshëm.

Lexo më shumë  Punonjësit e shërbimeve komunale në Durrës protestojnë për pagat: Na mbahen deri në 5 mijë lekë

Sipas Boutiflat, këto politika kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së përditshme të rreth 1.6 milion qytetarëve të Kosovës. Për këtë arsye, ai ka theksuar se Partia Socialiste Franceze shpreson që qytetarët e Kosovës t’i japin Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Kurti një shumicë të fortë në zgjedhje.

Në deklaratën e tij, Boutiflat ka nënvizuar gjithashtu se e ardhmja e Kosovës, më shumë se kurrë, qëndron në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar integrimin evropian si perspektivën kryesore për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit.

Lexo më shumë  Dimal/ Fermerët në kufijtë e mbijtesës, asnjë ndihmë nga shteti

Rruga Press

YouTube player