Kurti: Krishtlindja është kremtim dhe reflektim, urim dhe mirënjohje, besim dhe shpresë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes, duke e cilësuar këtë ditë si kohë kremtimi, reflektimi, mirënjohjeje, besimi dhe shprese.
Në mesazhin e tij, Kurti uroi që kjo festë të kalojë me gëzim dhe begati pranë familjarëve dhe njerëzve më të dashur, duke theksuar rëndësinë e mirësisë, dashurisë për tjetrin dhe vlerave njerëzore që duhet të na shoqërojnë gjithmonë.
Ai uroi gjithashtu që bekimi i Zotit të jetë i pranishëm në jetën e të gjithë besimtarëve, duke forcuar frymën e solidaritetit, paqes dhe bashkëjetesës në shoqëri.
Rruga Press

