Konjufca në Ferizaj: Me qytetarët diskutojmë programin për mirëqenie, siguri dhe begati
Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka qëndruar sot në Ferizaj, ku bashkë me kandidatët për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka takuar qytetarë në sheshin e qytetit.
Konjufca bëri të ditur se takimi kishte për qëllim ndarjen dhe diskutimin e drejtpërdrejtë të programit qeverisës të VV-së me qytetarët, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur dhe përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse.
“Programi ynë është program për mirëqenie, program progresiv, për siguri e begati”, ka deklaruar Konjufca, duke nënvizuar se prioritetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbeten zhvillimi ekonomik, drejtësia sociale dhe forcimi i sigurisë për të gjithë qytetarët.
Ai theksoi se mbështetja dhe interesimi i qytetarëve në Ferizaj janë tregues i qartë i besimit ndaj vizionit dhe programit të VV-së, ndërsa ftoi qytetarët që të vazhdojnë angazhimin aktiv në këtë proces politik.
Rruga Press

