Kurti nga Hajvalia: Siguria dhe begatia lidhen me energjinë, ujin dhe infrastrukturën moderne
Kryeministri Albin Kurti ka përmbyllur takimet e mbrëmshme me qytetarë në Hajvali, ku u takua me banorë të zonës, aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një postim në rrjetet sociale, Kurti theksoi se siguria dhe begatia nuk kufizohen vetëm në sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, por përfshijnë edhe ndërtimin e një sistemi modern energjetik dhe të ujit të pijes, si dhe infrastrukturë rrugore të denjë.
Ai potencoi rëndësinë e investimeve në fusha kyçe si mirëqenia e nënave dhe fëmijëve, forcimi i ushtrisë, zhvillimi i bujqësisë, integrimi i veriut, si dhe ndërtimi i infrastrukturës dhe urave që lidhin më shumë qytetarët me njëri-tjetrin.
Kurti njoftoi se takimet me qytetarë do të vazhdojnë edhe sonte në Prishtinë, në Kodrën e Trimave, në shkollën “Asim Vokshi”, duke filluar nga ora 20:30.
Rruga Press

