Lajme

Rama flakë për flakë kundër SPAK-ut, deklarata “as mish as peshk” që lë të kuptohet se nuk e jep imunitetin e Ballukut

Sapo ka mbërritur në Parlamentin e Shqipkrisë kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut, ka reaguar menjëherë kryeministri Rama me një status në X. Rama flet për një “modë të vrazhdë të arrestimeve nga SPAK” dhe paralajmëron se PS do të përgatitet për një qëndrim të denjë për 83 votat që ka në parlament.

Reagimi i plotë më poshtë:

Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren – me burg ose në shtëpi.

Lexo më shumë  Daja i Zegjine Çaushit përdh*non 34-vjeçaren dhe i masakron babanë, rrëfimi tronditës

Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur – një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane – gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht.

Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.

Lexo më shumë  Arsimi publik falas, por hyrja shtrenjtë! Sa kushton dita e parë e shkollës? Mesatarisht 34 mijë lekë për një fëmijë

Rruga Press

YouTube player