KryesoreLajme

Kurti pret në kryeministri heroin nga Kosova që shpëtoj nga flakët banorët e një ndërtese në Itali

Albion Berisha, shtetasi i Republikës së Kosovës që u shqua për aktin e tij heroik në Treviso të Italisë, është pritur në takim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti/

Berisha u përfol gjerësisht në mediat italiane pasi shpëtoi gjyshen e një familjeje duke e nxjerrë në krahë nga një banesë në flakë në ndërtesën “Tower House” në rrugën Pisa.

Lexo më shumë  Mbretëria e Bashkuar do t'i sigurojë Ukrainës 1,000 raketa tjera për të forcuar mbrojtjen ajrore

Ai kishte njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës dhe më pas ishte ngjitur vetë për ta nxjerrë të moshuarën në vend të sigurt, duke parandaluar pasojë tragjike. Nga zjarri u evakuuan rreth 100 persona.

Në shenjë mirënjohje për këtë akt të Albinit, ai është pritur nga kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në zyrën e tij.

“Faleminderit shumë për mikpritje kryeministër i Republikës së Kosovës Albin Kurti!”, ka shkruar Albioni në Facebook, duke bashkëngjitur edhe fotografinë nga takimi me Kurtin.

Lexo më shumë  Lindjet në Shqipëri po bien ndjeshëm, 2025 regjistroi 1,885 bebe më pak se 2024

Rruga Press

YouTube player