KryesoreLajme

Murati: Depozitat e familjeve arrijnë rekord. Faktet rrëzojnë propagandën

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar të dhëna zyrtare nga Banka Qendrore e Kosovës, duke theksuar se depozitat dhe kursimet e familjeve kosovare kanë arritur nivelin më të lartë ndonjëherë, 4.69 miliardë euro në fund të muajit tetor 2025.

Sipas Muratit, krahasuar me periudhën e njëjtë pesë vite më parë, kur depozitat ishin 2.57 miliardë euro, rritja kap shifrën prej 2.12 miliardë euro, ose 82.5%. Ai tha se kjo rritje e jashtëzakonshme dëshmon stabilitet ekonomik dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve.

Lexo më shumë  Nisin hetimet për manipulime me vota edhe në Drenas

Në krahasim, gjatë pesë viteve para Qeverisë Kurti, depozitat dhe kursimet e familjeve kishin shënuar një rritje prej vetëm 745 milionë euro, apo 40.8%.

Murati u shpreh se periudha 2020–2025 ka sjellë “më shumë se dyfish rritje më të shpejtë të parave në banka” sesa qeverisjet e kaluara, duke e cilësuar këtë si një tregues të qartë se “faktet çmontojnë propagandën”.

Lexo më shumë  Hoti për ndryshimet në Kodin Penal në Shqipëri: Shndërrohen në mjet frike, kriminalizon qytetarët dhe mbron kriminelët

Ministri theksoi se këto të dhëna zyrtare dëshmojnë fuqizimin ekonomik të familjeve kosovare dhe besimin e shtuar në stabilitetin financiar të vendit.

Rruga Press

YouTube player