KryesoreLajme

Kosova e Britania drejt marrëveshjeve strategjike në mbrojtje e siguri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot Ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe bashkëpunimi strategjik me Mbretërinë e Bashkuar.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor. Presidentja ritheksoi rëndësinë që këto zgjedhje të mbahen sipas standardeve më të larta demokratike, ku Kosova tashmë është shembull.

Lexo më shumë  Haxhiu për çështjen e presidentit: Çka thuhet në takime të mbyllura të jetë qëndrim real dhe jo vetëm diskutim sa për të thënë

Po ashtu, u diskutua për hapat konkret drejt finalizimit të iniciativës së Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushat e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe tregtisë, siç ishte dakorduar gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë në prill të këtij viti.

Presidentja Osmani shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme britanike për Kosovën dhe qytetarët e saj. 

Lexo më shumë  Vrasësi i Liridona Ademajt: Naimi m’ka thanë që edhe Behgjet Pacolli për këtë rast ka qenë në dijeni, ti e di çfarë pushteti kemi na, nuk ka shansa me nejt në burg ma shumë se dy vjet
YouTube player