KryesoreLajme

Zhbllokohet bartja e të hyrave vetanake për Prishtinën, Murati: Atë që nuk e bëri Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e bëri Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas votimit të bartjes së të hyrave vetanake në Kuvendin Komunal të Prishtinës, duke theksuar se këtë veprim e realizuan asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Murati tha se ajo që, sipas tij, nuk u bë nga Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja në Kuvendin e Kosovës, u realizua nga VV-ja në nivel komunal, me qëllim që të zhbllokohen pagesat për shërbimet publike esenciale në kryeqytet.

Lexo më shumë  Kurti nga Manastiri: 118 vjet pas Kongresit, shqiptarët duhet të bashkohen përtej dallimeve

“Sot, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje e votuan bartjen e të hyrave vetanake në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Pra atë që nuk e bëri Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e bëri Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, për të zhbllokuar pagesat për shërbimet esenciale publike”, shkroi Murati.

Ai shtoi se VV-ja ka dëshmuar edhe një herë se prioritet i saj mbeten interesat e qytetarëve.

Lexo më shumë  Burgim i përjetshëm për Murselin dhe Plavën, Gjykata e Apelit e Kosovës vërteton dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt
YouTube player