KryesoreLajme

Dorëzohet Lista Serbe – Kërkesën për Mbledhjet e Kuvendeve në Komunat Veriore e ridërgon me mbishkrimin “Republika e Kosovës”

Lista Serbe ka bërë ftesa të reja për inaugurim të kuvendeve komunale, ku ka përfshirë edhe emërtimin “Republika e Kosovës”. 

Fillimisht ftesat ishin bërë pa simbole të shtetit të Kosovës dhe pa emërtimin “Republika e Kosovës”. 

Në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë pranuar se kanë marr ftesa pa simbole shtetërore dhe i kanë refuzuar ato. 

Lexo më shumë  Qeveria mblidhet “online”, i merr dy vendime

Pas refuzimit të tyre Lista Serbe, të enjten ka përsëritur thirrjen e seancave, ku i ka përfshirë edhe simbolet e shtetit të Kosovës. 

YouTube player