KryesoreLajme

VV u bën thirrje mërgimtarëve: Regjistrohuni online për të votuar nga jashtë Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje sot mërgimtarëve që nuk planifikojnë të vijnë në Kosovë për fundvit që të regjistrohen online për të votuar nga vendet ku jetojnë.

Në njoftimin e bërë publik, VV thekson rëndësinë e regjistrimit të hershëm dhe kujton se periudha e aplikimit për votim nga jashtë ka nisur sot dhe do të zgjasë deri më 6 dhjetor 2025.

Lexo më shumë  Vijojnë protestat në Baks-Rrjoll të Velipojës, banorët përballen me policinë që mbronë paligjshmërinë e oligarkut

Sipas njoftimit, qytetarët që zgjedhin të regjistrohen për të votuar me postë, do të mund të votojnë vetëm përmes këtij mekanizmi.

Lëvizja Vetëvendosje njofton se linku i regjistrimit do të bëhet funksional në orën 15:00, ndërsa adresa zyrtare për aplikim është:

 diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter

Partia u bën apel mërgimtarëve të mos e shtyjnë procesin, duke theksuar se këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë për të ardhmen politike të vendit.

Lexo më shumë  Kryeministri holandez adopton qen nga Kosova, e quan Muja

“Regjistrohuni sa më parë dhe shfrytëzojeni këtë mundësi për ju, për familjet tuaja dhe për të ardhmen e Kosovës sonë të dashur,” thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player