KryesoreLajme

VV u bën thirrje mërgimtarëve: Regjistrohuni online për të votuar nga jashtë Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje sot mërgimtarëve që nuk planifikojnë të vijnë në Kosovë për fundvit që të regjistrohen online për të votuar nga vendet ku jetojnë.

Në njoftimin e bërë publik, VV thekson rëndësinë e regjistrimit të hershëm dhe kujton se periudha e aplikimit për votim nga jashtë ka nisur sot dhe do të zgjasë deri më 6 dhjetor 2025.

Lexo më shumë  Shpallet në kërkim policor ndërtuesi i pallatit të djegur në Tiranë, Armand Lilo

Sipas njoftimit, qytetarët që zgjedhin të regjistrohen për të votuar me postë, do të mund të votojnë vetëm përmes këtij mekanizmi.

Lëvizja Vetëvendosje njofton se linku i regjistrimit do të bëhet funksional në orën 15:00, ndërsa adresa zyrtare për aplikim është:

 diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter

Partia u bën apel mërgimtarëve të mos e shtyjnë procesin, duke theksuar se këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë për të ardhmen politike të vendit.

Lexo më shumë  Ish-ministri kroat i Mbrojtjes: Vuçiqi do të sulmonte Kosovën nëse Ukraina do ishte mundur brenda një muaji nga Rusia

“Regjistrohuni sa më parë dhe shfrytëzojeni këtë mundësi për ju, për familjet tuaja dhe për të ardhmen e Kosovës sonë të dashur,” thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player