KryesoreLajme

Përmbytja e lagjes ‘Besëlidhja’, 200 mijë euro investime nën ujë/ Ndreu dikur e quante ‘zemrën e PS’, sot banorët mes ujit

Lagjja “Besëlidhja” në Lezhë, të cilën kryebashkiaku Pjerin Ndreu e ka cilësuar më herët si “zemra e Partisë Socialiste në Lezhë”, është përmbytur plotësisht nga shirat e parë të vjeshtës. Bashkë me zonën janë përmbytur edhe rreth 200 mijë euro investime publike të kryera ndër vite nga Bashkia Lezhë.

Në vitin 2019, menjëherë pas zgjedhjes së Ndreut në krye të bashkisë në zgjedhjet njëpartiake të atij viti, në tavolinën e tij ka mbërritur një procedurë tenderimi me vlerë 150 mijë euro për “Rikonstruksionin, sistemimin dhe asfaltimin e lagjes ‘Besëlidhja’”. Procedura ishte zhvilluar pak ditë para se ai të merrte detyrën, ndërsa punimet duhej të ndiqeshin nga administrata e tij.

Lexo më shumë  Me dekret presidencial, Osmani i jep shtetësinë ish-ushtarit britanik të UÇK-së

Dokumentet e konsultuara nga “Syri” tregojnë se tenderi, me fond limit 14.9 milionë lekë të reja, përfshinte jo vetëm asfaltimin dhe ndriçimin, por edhe rehabilitimin e kanalizimeve të zonës.

Gjatë mandatit të parë dhe të dytë, Ndreu ka miratuar edhe rreth 50 mijë euro të tjera ndërhyrje për lagjen “Besëlidhja”, duke e çuar totalin e fondeve të investuara në afërsisht 200 mijë euro. Megjithatë, reshjet e këtij nëntori – ashtu si edhe të mëparshmet – kanë treguar se këto investime nuk kanë funksionuar.

Lexo më shumë  Gjermania vendos në funksion mburojën kundër raketave balistike

Prej disa ditësh, banorët e lagjes bëjnë jetë mes ujërave që nuk kalojnë në kanalizime, duke përmbytur banesa e biznese. Qarkullimi i këmbësorëve dhe automjeteve është bërë thuajse i pamundur, ndërsa situata e rëndë është përsëritur edhe dy javë më parë, pa asnjë zgjidhje nga autoritetet vendore.

Rruga Press

YouTube player