KryesoreLajme

“Miq të rrugës sonë të pakthyeshme drejt NATO-s” – pas Kurtit, kongresistët amerikanë takohen edhe me Presidenten Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në Prishtinë kongresistin republikan Michael Turner dhe kongresistin demokrat Donald Norcross, të cilët i cilësoi si miq të vendit dhe të popullit të Kosovës.

Në njoftimin e saj, Osmani theksoi se vizita e dy kongresistëve amerikanë përfaqëson mbështetjen e vazhdueshme dypartiake të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe për orientimin e saj strategjik drejt NATO-s.

Lexo më shumë  Zjarri tek Uzina e Dinamos në Tiranë, dëme kolosale/ Zjarri pretekst për të pastruar truallin? Ja çfarë thonë tregtarët pas kamerave

Kënaqësi t’i mirëpres sot në Kosovë kongresistin republikan Michael Turner, si dhe kongresistin demokrat Donald Norcross. Dy miq të Kosovës, të popullit tonë dhe të rrugës sonë të pakthyeshme drejt NATO-s”, ka shkruar Osmani.

Ajo tha se gjatë takimit është riafirmuar vizioni i përbashkët për thellimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Presidentja përsëriti mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme amerikane:
Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve tanë amerikanë.”

Vizita e kongresistëve vjen në kohën kur Kosova po intensifikon përpjekjet diplomatike për anëtarësim në NATO dhe forcim të bashkëpunimit me partnerët strategjikë në Washington.

YouTube player