KryesoreLajme

Policia dhe prokuroria nisin hetimet ndaj Drejtorit të Shaqir Totajt, Adem Morina dyshohet për keqpërdorim të fondeve të fushave sportive

Adem Morina, Drejtor i Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit është vënë nën llupën e organeve të drejtësisë.

Sipas burimeve të KosovaNews brenda Policisë së Kosovës konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, tashmë me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren kanë filluar hetimet ndaj Adem Morinës nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.
KosovaNews merr vesh se drejtori i Kulturës në Prizren po hetohet për keqpërdorim të fondeve gjatë ndërtimit të dy fushave sportive në qytetin e Prizrenit.

Lexo më shumë  Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun evropian të kokainës

Ndërkohë KosovaNews ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore në Prizren për ta pyetur se a është duke u hetuar Adem Morina dhe për të marrë më shumë detaje për rastin mirëpo prokuroria nuk e ka pohuar e as mohuar rastin.
“Referuar kërkesës tuaj, ju informojmë se, për shkak të natyrës konfidenciale të hetimeve, Prokuroria nuk mund të ndaj informacione me palë të treta nëse ka ose jo raste në trajtim, apo të komentojë për çështjet që mund t’i ketë nën hetim. Ky kufizim ka për qëllim të garantojë integritetin e procedurës dhe të mos cenojë ecurinë e hetimeve. Çdo informacion do të bëhet i ditur në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vetëm kur kjo të jetë e mundur, pa cenuar ecurinë e hetimeve” thuhet në përgjigjen e zëdhënses së Prokurorisë Themelore në Prizren.

Lexo më shumë  Rashiq: Kam siguruar një mandat në Kuvend, i gatshëm ta votoj Qeverinë “Kurti 3”

Adem Morina në zgjedhjet lokale të tetorit është zgjedhur asamblist nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren. /kosovanews.net/

YouTube player