Lajme

Kreu i KLSH në Kuvendin e Shqipërisë: Pushteti qendror dhe ai vendor ka kryer shkelje në prokurimet publike dhe vonesa në zbatimin e kontratave

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, raportoi sot në Kuvend për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2025, duke paraqitur gjetjet e auditimeve mbi përdorimin e fondeve publike në institucionet shtetërore.

Sipas Shehut, gjatë vitit janë kryer auditime në 205 subjekte, përfshirë 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Raportet e auditimit kanë evidentuar shkelje në procedurat e prokurimeve publike dhe zbatimin e kontratave, me parregullsi më të theksuara në nivel vendor.

Lexo më shumë  Faton Peci njofton, më 12 dhjetor mbahet seanca inauguruese e Komunës së Mitrovicës së Jugut

“Janë kryer disa auditime në 205 subjekte, prej të cilave 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Janë identifikuar shkelje në prokurimet publike dhe zbatimin e kontratave. Auditimet kanë nxjerrë parregullsi në procedura, më të shpeshta në nivel vendor. Ka pasur kufizim të konkurrencës, ndërsa zbatimi i kontratave është bërë me vonesë. Janë kryer gjithashtu pagesa shtesë,” deklaroi Shehu.

Raporti i KLSH-së ofron një pasqyrë të qartë të problematikave në menaxhimin e fondeve publike, duke vënë theksin te nevoja për rritjen e transparencës dhe forcimin e kontrollit institucional në prokurimet publike dhe zbatimin e kontratave shtetërore.

Rruga Press

YouTube player