KryesoreLajme

Drejtori i ATK-së: Kosova në hap me administratat tatimore të BE-së

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, së bashku me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm, Isen Lipovica, morën pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian të Administratave Tatimore (TADEUS), i cili u mbajt në Kopenhagë, Danimarkë.

Samiti u organizua nga Komisioni Evropian dhe Agjencia Daneze e Tatimeve, duke mbledhur përfaqësues nga administratat tatimore të vendeve anëtare të BE-së, si dhe nga vendet kandidate dhe vendet potencialisht kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  Revista franceze: Nga Tirana në Paris, shqiptarët në protestë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

“Qëllimi kryesor i këtij samiti ishte thellimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet administratave tatimore evropiane, me fokus në modernizimin e sistemeve tatimore, digjitalizimin e proceseve dhe përmirësimin e transparencës fiskale:, thuhet n njoftim.

Tutje thuhet se gjatë punimeve të samitit,  Hyseni theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe të digjitalizimit si shtylla thelbësore për forcimin e administratës tatimore të Kosovës, duke vënë theks të veçantë në integrimin e praktikave më të mira evropiane dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve.

Lexo më shumë  Eurodeputetja franceze Emma Fourreau ka njoftuar se do të vij në Tiranë për të mbështetur protestën “Flamingo Rozë”

ATK thekson se pjesëmarrja në këtë samit reflekton përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të qenë pjesë aktive e zhvillimeve evropiane në fushën e administrimit tatimor dhe për të avancuar standardet e transparencës, efikasitetit dhe integritetit profesional.

YouTube player