KryesoreLajme

Grupi multi-etnik mbështet propozimin e Konjufcës si mandatar, Krasniqi: Kosovës Qeveria i duhet sa më parë

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pasi VV ka propozuar si mandatar për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufcën, përcjell KosovaPost.

Ai ka përshëndetur këtë vendim të Albin Kurtit dhe ka shprehur mbështetjen për vendimin e tij “në drejtim të zhbllokimit dhe krijimit të instituciove, përkatësisht Qeverisë së Kosovës”.

Lexo më shumë  Protesta në Tiranë/ Blindohet kryeministria, mbi 2 mijë efektivë në terren, dronë dhe agjentë civilë

“Si grup multi-etnik kemi mbështetur edhe Kryeministrin Albin Kurti si mandatar, duke e pasur parasysh jo vetëm bashkëpunimin e kaluar por edhe rezultatin zgjedhor, sikurse kemi po aq përvojë të mirë me ish-Kryeparlamentarin Konjufca, të cilit i urojmë sukses. Kosovës i duhet sa më parë formimi i Qeverisë dhe kësisoj marrja e shumë vendimeve të rëndësishme siç është Buxheti i vendit, i RTK-së dhe komunave përkatëse”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Lexo më shumë  Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Kosovës
YouTube player