KryesoreOpinion/Aktualitet

PDK dhe LDK për muaj të tërë i mashtruan qytetarët me deklarata boshe: thoshin me gojën plot “Nuk jemi bashkë, jemi opozitë e ndarë”, por ja që realiteti doli ndryshe

Shkruan Frashër Oseku

PDK dhe LDK për muaj të tërë i mashtruan qytetarët me deklarata boshe: thoshin me gojën plot “Nuk jemi bashkë, jemi opozitë e ndarë.” Por ja që realiteti doli ndryshe — një natë më parë, këto dy “opozitare” s’ishin kaq të ndara: zyrtarizuan bashkëpunime në komunat kryesore të vendit — Mitrovicë, Gjilan, Prishtinë, Pejë, Gjakovë me AAK-në, Prizren, Fushë Kosovë… Kjo nuk është thjesht politikë — është tregim për manipulim të sistemuar, për politikë që nuk e bën për qytetarët, por për interesat personale të pakicës.

Në të njëjtën kohë, në Vushtrri, LDK u përça vetëm sepse një pjesë e saj pati guximin të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje. Çfarë tregon kjo? Se në fakt frika nga ndryshimi dhe humbja e privilegjeve është motivi kryesor që i mban këta “të vjetërit” të bashkuar.

Lexo më shumë  Kurti: Shtesat për lehonat prej 500 eurosh janë ekzekutuar sot

Opozita jonë po e tregon çdo ditë se i mungon moral i vërtetë dhe vizion për të ardhmen. Flasin për ndryshim, por njërën këmbë e kanë fort në karrige — thonë se luftojnë korrupsionin, por bëjnë koalicione me ata që dikur u quanin “hajna”. Kur puna shkon për interes, memorja ndryshon, parimet harrohen dhe loja vazhdon: “ti vendos”, “unë përfiton”.

Por kujtoni mirë: populli nuk është më ai i viteve që lamë pas. Qytetarët kanë kuptuar lojën e vjetër të pazareve politike. Fati i Kosovës nuk vendoset në sallone të fshehta — vendoset me votë, me zë, me presion qytetar.

Lexo më shumë  Mbështetja për Albin Kurtin është detyrë patriotike

Në fund të ditës, nuk janë marrëveshjet në prapaskenë që do të vendosin për fatin tonë — por vota jonë. Dhe këtë herë, populli do të flasë — qartë, fuqishëm dhe pa kompromis — kundër hipokrizisë së opozitës dhe pazareve të flliqta që e kanë kapur politikën.

Interesante si tani – po bashkohen të gjithë për të folur kundër një Luanit. Gjithë hijenat bashkë… por ky Luan e ka zë vendin e vet!

YouTube player