KryesoreLajme

Policia e Kosovës pranon pajisje teknologjike nga Gjermania

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka pranuar një donacion me pajisje moderne teknologjike nga Ambasada Gjermane në Kosovë.

Donacioni përfshin kompjuterë, monitorë, iPadë dhe Smart Board të avancuar, të cilët vijnë si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Policisë Federale Gjermane (BKA), përmes Zyrës së Ndërlidhësit Policor Gjerman në Prishtinë.

Lexo më shumë  Gërvalla në Vjenë për takimin e “Miqve të Ballkanit Perëndimor”

Sipas Policisë së Kosovës, qëllimi i këtij donacioni është avancimi i kapaciteteve teknologjike dhe profesionale të njësisë ILECU, për të siguruar një shërbim më efikas dhe bashkëkohor në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.

Gjatë takimit mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, dhe ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph, u vlerësua lart bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve dhe u theksua angazhimi i përbashkët për forcimin e partneritetit policor ndërkombëtar.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, përfaqësues të Drejtorisë së ILECU-t dhe stafi i Ambasadës Gjermane, të cilët janë bartës të këtij projekti.

Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohje ndaj Ambasadës Gjermane për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky kontribut do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së shërbimeve policore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të sigurisë.

Rruga Press

YouTube player