KryesoreLajme

VV-ja bëhet anëtare e asociuar në organizatën e Partive të Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë

Lëvizja Vetëvendosje është bërë anëtare e asociuar e organizatës së Partive të Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë (PES) në një kongres që është duke u mbajtur në Amsterdam të Holandës.

Siç ka njoftuar kjo parti, kryetari i VV-së, Albin Kurti, po merr pjesë në këtë kongres.

“Ky status është më i larti i një partie në një familje politike evropiane para se shteti të bëhet anëtar në BE. Bashkangjitemi me kërkesat e këtij kongresi për ‘më shumë Evropë, më shumë demokraci, më shumë drejtësi’”, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes.

Lexo më shumë  'Këshilli Bashkiak në Maliq të Korçës diskuton dëmet nga përmbytjet', fermerët: Ku janë dëmshpërblimet për prodhimet e shkatërruara?

Në fjalimin e tij në Kongres, Kurti ka thënë se ky status i ri e gjen në mes të afatit si mandatar për formimin e Qeverisë dhe pas rezultateve premtuese në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Në aspektin evropian, Kurti ka thënë se Kosova i ka dy kërkesa kryesore: heqjen e masave dhe dorëzimin e Pyetësorit të Komisionit Evropian për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  Komuna e Mitrovicës hap procesin e aplikimit për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Ai është zotuar se Kosova është e vendosur të jetë pjesë e familjes evropiane.

Rruga Press

YouTube player