Bota

Shefi i NATO-s tallet me nëndetësen ruse që ishte e detyruar të dilte në sipërfaqe për shkak të problemeve teknike

Kreu i NATO-s, Mark Rutte është tallur me gjendjen e nëndetëses ruse të hënën, derisa Moska mohoi se një nga nëndetëset e saj ishte e detyruar të dilte në sipërfaqe për shkak të problemeve teknike.

Flota e Detit të Zi e Rusisë njoftoi se nëndetësja me motor dizel “Novorossiysk” kishte dalë në sipërfaqe pranë brigjeve të Francës për të respektuar rregullat e lundrimit në Kanalin Anglez, dhe ishte vëzhguar nga një luftanije britanike dhe një helikopter ushtarak.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Jemi objektivi i radhës i Rusisë dhe jemi tashmë në rrezik - Rrisni prodhimin për mbrojtjen me shpejtësi

Autoritetet holandeze patën deklaruar të shtunën se nëndetësja ishte duke u tërhequr me litar në Detin e Veriut.

“Çfarë ndryshimi nga romani i Tom Clancyt i vitit 1984 ‘Gjuetia për tetorin e kuq’. Sot më shumë duket si gjueti për mekanikun më të afërt”, tha Rutte gjatë një fjalimi në Slloveni, duke përshkruar anijen si një mjet të prishur që po “zvarritet” drejt shtëpisë.

Rutte ka deklaruar se nuk ka pothuajse fare prani të flotës ruse në Mesdhe.

Lexo më shumë  VIDEO/ Historia rrëqethëse e 11-vjeçarit ukrainas prek Evropën: I thashë lamtumirë nënës nën rrënoja

Kanali rus në Telegram, VChK-OGPU, i njohur për publikimin e rrjedhjeve të pretenduara nga shërbimet sekrete ruse, raportoi më 27 shtator se kishte rrjedhje karburanti në ndarjet e brendshme të nëndetëses Novorossiysk, në Ngushticën e Gjibraltarit – duke rritur rrezikun për shpërthim.

Ndërsa po kthehej nga një mision në Mesdhe, Marina Mbretërore britanike tha se kishte përcjellë nëndetësen për tri ditë me radhë, nga 7 deri më 9 tetor.

Rruga Press

YouTube player