Zelensky: Kam biseduar me Trumpin për raketat me rreze të gjatë, është ai që vendos
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ishte ndër liderët e parë që mori fjalën në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që po mbahet këtë të enjte në Kopenhagen. Një ndër temat kryesore të diskutimeve ishte siguria në Evropë dhe situata në Ukrainë.
Gjatë fjalimit të tij, Zelensky u ndal te mbështetja ndërkombëtare në konfliktin me Rusinë, duke theksuar rëndësinë e armëve me rreze të gjatë veprimi. Ai deklaroi se ka biseduar me presidentin amerikan Donald Trump për këtë çështje.
“Ne biseduam me Donald Trumpin për armët me rreze të gjatë veprimi, për raketat – dhe tani gjithçka varet nga vendimet e tij,” u shpreh Zelensky.
Pak ditë më parë, administrata Trump ka miratuar një plan për të ndarë inteligjencë ushtarake me Ukrainën, e cila do të mundësojë sulme me raketa kundër infrastrukturës energjetike brenda territorit rus.
Ky plan përfaqëson një zgjerim të ndihmës amerikane, pasi do të jetë hera e parë që SHBA ndihmon drejtpërdrejt për sulme me rreze të gjatë veprimi ndaj objektivave në Rusi, sipas burimeve zyrtare.
Rruga Press

