Bota

Pak para mbledhjes së G7 për Afganistanin, organizatat e gazetarëve bëjnë thirrje: Duhet të mbroni dhe evakuoni punonjësit e mediave

EUROPË– Shoqëria civile dhe organizatat e gazetarëve, përfshirë Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ) dhe Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), i bëjnë thirrje G7 të mbrojë dhe evakuojë gazetarët dhe punonjësit e mediave në Afganistan.

Përpara samitit të G7, i cili pritet të mbahet ditën e sotme mbi situatën në Afganistan, organizatat kanë dalë me një kërkesë publike ku u bëjnë thirrje vendeve të G7 që të bëjnë një angazhim të qartë për të marrë gazetarët dhe punonjësit e mediave si një përparësi urgjente dhe të menjëhershme, të sigurojnë mbrojtjen e tyre dhe t’i evakuojnë ata dhe familjet e tyre.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Në kërkesën e parashtruar si prioritet shihet largimi i gazetarëve dhe familjarëve të tyre duke i kushtuar më shumë përparësi grave pasi janë kategoria më e rrezikuar si dhe lehtësimi i procedurës së paisjes me vizë.

Një thirrje e drejtpërdrejtë i bëhet dhe SHBA-ve për të shtyrë afatin e parashikuar të evakuimit përtej 31 Gushtit në mënyrë të tillë që të krijohet mundësia e largimit të gjithë gazetarëve, reporterëve dhe stafit të mediave së bashku me familjet e tyre.

Lexo më shumë  Të paktën 14 të vdekur nga përmbytjet masive në Bosnjë – Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia ‘në alarm’ gjithashtu

Në sesionin special të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të 26 gushtit, bëni thirrje për krijimin e një mekanizmi të pavarur monitorimi dhe hetimi që është i pajisur me staf dhe burime të përshtatshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *