KryesoreLajme

Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA

Me rastin e 24-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës kanë bërë homazhe në nderim të afro 3 mijë viktimave që humbën jetën në atë ngjarje tragjike, e cila la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në mbarë botën.

Osmani tha se nderojnë heroizmin e treguar ndaj atyre që u përgjigjën ndaj sulmit të 11 shtatorit.

“Sot bëmë homazhe për të përkujtuar të gjithë viktimat se sulmit terroristë të 11 shtatorit, si dhe për të nderuar heroizmin e treguar nga të gjithë ata që u përgjigjën ndaj këtij sulmi duke rrezikuar edhe jetën e vet për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Në atë ditë bota u nda në dysh, në ata që thellësisht besojnë në vlerat e lirisë, vlerat e humanizmit dhe qëndrojnë bashkërisht në mbrojtje të këtyre vlerave dhe në luftim të terrorizmit dhe pjesa tjetër ishin ata që besojnë në terrorizëm dhe shfrytëzojnë dashakeqësinë e terrorizmit për të shkaktuar dhimbje tek të tjerët”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë  Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha tha se 11 shtatori ka qenë një sulm ndaj vlerave të lirisë.

“Populli ynë gjendet krahë popullit amerikan. Gati 3 mijë viktima qytetarë amerikan që humbën jetën, e tre prej tyre edhe shqiptarë”, tha Basha.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se: “Sikurse edhe çdo vit tjetër më 11 shtator bëjmë homazhe dhe vendosim lule të freskëta te këtu tek përkujtimorja në oborrin e përbashkët të Qeverisë dhe i Kuvendit, që i dedikohet viktimave të sulmit terroristë të 11 shtatorit”.

Lexo më shumë  Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Ndryshe, ngjarja e 11 Shtatorit mbetet një prej momenteve më të dhimbshme në historinë moderne, që ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si bota e sheh sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit.

YouTube player