KryesoreLajme

Gjilani drejt përfundimit të stadiumit modern, Hyseni: Po realizojmë projektin që qyteti e meriton

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me zëvendësministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, kanë vizituar punimet që po zhvillohen në Stadiumin e Qytetit, një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore për sportin lokal.

Gjatë vizitës, Hyseni tha se punimet janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë dhe se shumë shpejt qyteti i Gjilanit do të ketë një stadium në nivelin që i takon.

Lexo më shumë  Vajza e shefes së stafit të Trumpit është partnere në firmën që lobon për Republika Srpska

“Punimet po zhvillohen me një dinamikë të lartë dhe shumë shpejt Gjilani do të ketë stadiumin modern që e meriton”, deklaroi kryetari Hyseni.

Ai theksoi gjithashtu se ky projekt do t’i japë një impuls të ri sportit lokal dhe do të krijojë kushte të dinjitetshme për të gjithë ata që janë pjesë e tij – nga lojtarët, te klubet sportive dhe tifozët e shumtë.

Lexo më shumë  Kosova organizon konferencën rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit

“Do të ketë një hapësirë të denjë për sportin, për lojtarët dhe për tifozët tanë të jashtëzakonshëm”, shtoi Hyseni.

YouTube player